Wednesday, July 30, 2014

Dje cullak, sot me shami e kuran!

Ka kohë, por sidomos në këto ditë të festës së Fitër Bajramit, na ka rastisë të lexojmë e të shohim artikuj, informacione që të imponojnë të qeshesh, por paksa edhe të habitesh. Fjala është që në portalet tona, gjatë ditës të kësaj feste fetare, t'i shohim se si disa prej atyre të ashtuquajturat VIP-a, të na dalin të mbuluara me shamia, ferexhe... dhe në këtë mënyrë për të na uruar festën, shkruan Kosovarja. Urimin e tyre me këtë rast do ta mirëprisnim sikur të na uronin me atë imazh të cilin e kanë krijuar dhe i njohim. Por, të dalin aso çfarë syri ynë s'është mësuar t'i shohë është paksa që na motivoi t'i shkruajmë këto pak fjalë dhe të tjerët t'i bëjë të përflasin për to. Për të mos e zgjatur, me fytyra të mbuluara, me shami e ferexhe dolën disa nga ato, si: Çiljeta, Dafina Zeqiri, Nora Istrefi, Shkëndije Muja, Elvana Gjata... që me klipet e tyre, sidomos të fundit, eksponuan performancat e trupit lakuriq. Bile, duke i parë ato klipe, të jep të mendosh se po garojnë se cila po zhvishet më së shumti!

No comments:

Post a Comment