Sunday, July 27, 2014

Doli në shesh gënjeshtra e Izraelit

Izraelit duke përdorur si pretekst rrëmbimin e 3 të rinjve për të cilët pretendonte se janë rrëmbyer nga Hamasi e filloi operacionin e tij të masakrave në Gazë.
Zëdhënësi i policisë së Izraelit, për BBC deklaroi se të rinjtë çifut nuk kanë qenë rrëmbyer nga Hamasi. Izraelit duke përdorur si pretekst rrëmbimin e 3 të rinjve për të cilët pretendonte se janë rrëmbyer nga Hamasi e filloi operacionin e tij të masakrave në Gazë. Zëdhënësi i policisë së Izraelit, për BBC deklaroi se të rinjtë çifut nuk kanë qenë rrëmbyer nga Hamasi. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu më herët kishte thënë se “Nuk aspak dyshim se të rinjtë e humbur janë rrëmbyer nga ana e Hamasit. Është e nevojshme që Abbasi të ndalë bashkëpunimin e tij me këtë organizatë dhe ta shpërbëj qeverinë e unitetit kombëtar”. Kjo gënjeshtër e Izraelit e bërë për të patur pretekst për të vrarë lirshëm gra dhe fëmijë doli në shesh pas 20 ditësh. Bota këtë të vërtetë të hidhur e mësoi nëpërmjet llogarisë zyrtare në Twitter të gazetarit të BBC, Jon Donnison i cili shpërndau pranimin e zëdhënësit të policisë së Izraelit Mickey Rosenfeld. Jon Donnison thotë se zëdhënësi Rosenfeld pranoi se 3 të rinjtë e humbur çifut nuk janë vrarë nga ana e Hamasit, ndërsa shtoi se zëdhënësi pretendoi që sikur këto vrasje të ishin bërë nga Hamasi rasti do të zgjidhej qysh moti por kanë të bëjnë me një celulë të pavarur. Ky pranim nuk ishte aspak befasi për palestinezët. Sepse Hamasi prej fillimit të rastit i mohonte pretendimet e Izraelit duke thënë se janë gënjeshtra dhe me dhjetëra herë deklaroi se nuk kanë të bëjë aspak me këtë rast. Pretendimet e opozitarëve se tre të rinjtë çifut kanë vdekur në një aksident trafiku kishte shkaktuar reagim të madh në mediat izraelite, ndërsa fakti se të rinjtë janë rrëmbyer në një zonë të kontrolluar nga ana e Izraelit shtroi pyetje të shumta. Ministri i Financave të Izraelit, Jair Lapid këtë gënjeshtër që ndau nga jeta me qindra fëmijë pa jetuar gëzimin e festës së bajramit e kishte publikuar gjatë pjesëmarrjes në një program televiziv. “Ishte e nevojshme të kemi një ngjarje efektive për të patur pretekst për të hyrë brenda në Rripin e Gazës, sikur të hynim pa ndonjë arsye të gjithë do të na akuzonin”, janë fjalët me anë të të cilave ministri në fjalë pranoi komplotin e bërë për të paraqitur një arsyetim për masakër. Ndërsa media perëndimore, e cila operacionet izraelite ende i cilëson si e drejta për vetëmbrojtje, vazhdon ende të heshtë ndajë këtij zhvillimi.

No comments:

Post a Comment