Wednesday, July 30, 2014

Lavdrim Muhaxheri, i rekrutuar nga BIA serbe (Video)

Lavdrim Muhaxheri po bënë kerrdi në Siri. Djali nga Kaçaniku vazhdon të jetë lajm gjithandej ku jetojnë shqiptarët, por edhe me gjerë. Ai dje u shfaq në Facebook duke prerë kokën e një të riut në Siri, në ditën kur formacioni terrorist ISIS (shteti i Irakut dhe Shami-Siria) kreu masakër të paparë në Tikrit të Irakut duke lënë të vrarë afërisht 200 persona. Lavdrimi para së të shkonte në Siri pati punuar për KFOR-in amerikan, në kampin “Bondsteel” dhe për NATO-n në Afganistan. Por si u rekrutua komandant Muxhahiri, siç njihet ai në mesin e xhihadistëve shqiptar nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, në grupet terroriste?! Burime të besueshme brenda strukturave të sigurisë në Kosovë i kanë thënë Indeksonline se Lavdrim Muhaxheri, në kohën kur Kosova po bëhej gati ta shpallte pavarësinë, ishte kontaktuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë, i njohur si BIA. “Qëllimi i BIA-s ishte që brenda Kosovës të kishte elemente radikale fetare për ta destabilizuar vendin në prag të pavarësisë. Kontakti dhe bashkëpunimi me Lavdrim Muhaxherin ka nisur pak muaj para shpalljes së pavarësisë”, kanë thënë këto burime. Sipas tyre, Muhaxheri dhe strukturat e Sherbimit Informativ serb “ishin pajtuar” që të bashkëpunojnë dhe si dëmshperblim ai (Lavdrimi) mori edhe mbështetje financiare nga BIA. “Strukturat e sigurisë të Kosovës i kishin rënë në gjurmë kësaj marrëveshjeje dhe këtë e kishte kuptuar edhe vet Muhaxheri, i cili për një kohë u përpoq të tregohet i sjellshëm dhe i ‘urtë’, mirëpo asnjëherë nuk u tërhoq nga aktivitetet me karakter fetar”, thonë tutje këto burime. E gjithë kjo tregon se personat e radikalizuar fetarisht në Kosovë janë ‘brum’ i strukturave shtetërore të Serbisë, të cilat vazhdimisht janë përpjekur që Kosovën ta quajnë edhe si çerdhe të radikalëve. Edhe më parë, Sherbimi Informativ i Serbisë ka publikuar raporte të ndryshime ‘hetimore’ për ish krerët e UÇK-së dhe lidhjet e tyre me persona dhe organizata të dyshimta, veçanerisht ato financiare. Lavdrim Muhaxheri e kishte edhe ‘klanin’ e tij të njerëzve besnik. Disa prej tyre që ishin me të në Siri tashmë janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Në paraburgim gjenden Ilir Berisha dhe Jetmir Kyçyku, të cilët ishin arrestuar brenda një ditë, derisa Burim Ballazhi ishte arrestuar me vonë. Muhaxheri së bashku me terroristë tjerë, një muaj më herët e kishte shqyer publikisht pasaportën e Republikës së Kosovës, kurse të tjerët edhe pasaportat e Shqipërisë, me arsyetimin se “myslimanët janë një dhe nuk kanë nevojë për pasaporta shtetesh, sepse i takojnë shtetit islam”. Aktualisht Lavdrim Muhaxheri udhëheqë ‘njësitin’ e shqiptarëve në kuadër të ISIS-it.

No comments:

Post a Comment