Tuesday, July 22, 2014
Pushime të mira dhe të lira
Një nga keqkuptimet më të mëdha të njerëzve në lidhje me udhëtimet është se ato janë të shtrenjta. Por cilat janë disa vende ekzotike që mund të vizitohen më pak para ose thënë ndryshe të mira dhe të lira?
1. Argjentina, vendi i mundësive të pafundme për pushime ekzotikeImagjinoni një vend me ushqim të klasit botëror dhe verë, pamje të pabesueshme, jetë natë emocionuese, vende të klasit të parë të fjetur. Photos4travel.com rendit Argjentinën të parën për pushime ekzotike jo të shtrenjta. Argjentina ka qenë një nga vendet tejet të shtrenjta në Amerikën e Jugut, por ekonomia e saj ka patur jo pak probleme dhe megjithëse situata tanimë është përmirësuar disi, dollari amerikan ka ende fuqi të madhe blerëse. Aty ju mund të organizoni pushime për 25-35 dollarë dita e të shijoni bukuritë që ofrojnë qytete si Buenos Airesi. Gjithashtu mund të zgjidhet mes paketave 75-150 dollarë në ditë për të ngrënë në restorantet të njohura dhe për të fjetur në hotelet më të mira të vendit.
2. Çlodhu dhe shijoji plazhet e Hondurasit – Ishulli pak i njohur i Roatan, në brigjet e kontinentale të Hondurasit është një vlerë e jashtëzakonshme e Karaibeve. Shkalla e krimit është ekstremisht e ulët dhe ky është një nga vendet që zhytësit preferojnë më shumë, por jo vetëm ata…të gjithë të apasionuarit e sporteve ujore. Dhomat janë në dispozicion për cmime nga 10 – 200 dollarë nata, në varësi të vendndodhjes në ishull dhe ju mund të konsumoni një vakt gourmet/gustator për 15 dollarë personi.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment