Tuesday, July 22, 2014

Reporterja e CNN shokon ministren izraelite të drejtësisë, ”Pse bombardoni Gazën”? (Video)

Christiane Amanpour, reporterja e njohur e CNN e cila gjatë viteve 1992-95 ka raportuar nga Bosnja dhe Hercegovina, i ka parashtruar pyetje direkte ministres izraelite të drejtësisë Tzipi Livni e cila më shumë është shokuar se sa është cuditur se pse Izraeli bombardon spitalet në Gaza. Amanpour bisedën e saj me ministren Livni e ka nisur direkt me bombardimet të cilat ka disa javë që kanë filluar e nuk kanë të ndalur ku janë vrarë më shumë se 500 civil palestinez, gra dhe fëmijë. Reporterja gjithashtu e ka rikujtuar ministren se në të njejtën kohë në Gaza janë vrarë mbi 500 ndërsa në Izrael vetëm 20.”Ne mundohemi t’u ikim sulmeve civile sepse Izraeli kërkon nga Palestina të lëshojë disa vende në Gaza por Hamasi kërkon që të qëndrojnë. Dhe në fund kemi foto e imazhe të civilëve të vrarë”, thekson Livni.

No comments:

Post a Comment