Wednesday, July 23, 2014

Rita Ora: E dua Leonardo Di Caprion

Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare, Rita Ora, edhe pas ndarjes nuk e fsheh dashurinë që ka për tashmë ish të dashurin e saj Dj Callvin Harris, duket se ka edhe meshkuj tjerë që i pëlqejnë. Së fundmi ajo në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ka lënë një mbishkrim ku na bën me dije se ajo e do aktorin e njohur hollywoodian, Leonardo Di Caprion, për të cilin ka theksuar se është shumë gentleman. “I love Leo diCaprio! He’s such a gentleman!!” (Unë e dua Leonardo diCaprion. Ai është aq xhentil), ka shkruar Rita. Ndërkaq ky mbishkrim nuk ka mbetur pa u parë nga fansat e saj të cilët kanë mbështetur mbishkrimin e Ritës. Ndryshe, Ora dita ditës po arrin që të bëhet emri më i pëlqyer në industrinë artit, ku përveç sukseseve në këngët e saj, ajo tashmë po korr suksese edhe në fushën e modës.

No comments:

Post a Comment