Tuesday, August 19, 2014

Pse ende e do populli Adelina Ismailin?

Para pak ditësh në portalin tonë Kosovarja e dhamë një lajm me titull “Arrestohet Adelina Ismaili”. Dhe, ç’ndodhi? Mijëra klikime si kurrë më parë në portalin tonë Kosovarja-ks.com nga lexues të shumtë. Nga të gjitha anët ku jetojnë shqiptarët. Reaguan me fjalë gjithfarësh. Madje, kishte edhe aso që e shanin edhe policinë deri te ato që Adelina nuk guxon të burgoset dhe kërkesat e tyre që të lirohet sa më parë. Kjo, deshe a s’deshe, më shtyri të pyes veten: Pse e do Adelinën populli? E duan pleqtë, e duan të rinjtë, por e duan edhe fëmijët… Paksa e çuditshme: të gjitha gjeneratat! Kjo divë e skenës sonë muzikore tash e mbi njëzet vite s’di të zbresë nga skena muzikore. Edhe kur pushon dhe largohet përkohësisht nga skena, ajo serish është e pranishme, e kërkuar dhe e dashur te populli. Ajo kudo që prezantohet në mbrëmje muzikore mbushë sallat, diskotekat dhe krijon atmosferë… Këngët e saj, klipet e saj, janë të veçantë dhe në momentin kur plasohen në treg bëhen të pëlqyera, të kërkuara, të klikuara me mijëra klikime… Thonë: Adelina është Adelinë! Adelina është e para shqiptare që i ka thyer tabut e skenës sonë muzikore. Të gjitha këto tani që po eksponohen e lavdërohen se unë jam e para që solla ndërrime në skenë, unë jam e para që u “cullakova”, unë jam e para… nuk e vlen nga se dihet- Adelina Ismaili është ajo – E PARA. Ani pse me mbi njëzet vjet përvojë në skenë – paraqitja e saj edhe sot po shndritë… Diva dhe super ylli jonë E pakrahasueshmja E bukura Këngëtarja jonë e madhe Vërtet, pse ende e do populli Adelina Ismailin?/g.dili/ Kosovarja/

No comments:

Post a Comment