Friday, July 18, 2014

Përjashtohen nga Facebook vajzat që u zhveshën për bamirësi

Disa studente janë përjashtuar nga Facebook pasi kanë shpërndarë fotot e tyre nudo, megjithëse këto foto kanë qenë pjesë e një kalendari që do shitej për bamirësi. Vajzat nga Universiteti “Warwick Rowing Society” kanë pozuar të zhveshura për në një kalendar i cili u shit në 1,500 kopje dhe duke nxjerrë fitime të shumta të cilat shkuan për fondacionin kundër kancerit, “Macmillan Cancer Support”.
17 figurat kryesore të këtij kalendari pozuan nudo afër lumit Avon në shtëpi të vjetra dhe me pamje artistike. Fotot u postuan në Facebook dhe Twitter.
Por vajzat mbetën të habitura pasi Facebook ua fshiu faqen e tyre “Warwick Rowing’s Women’s Naked Calendar” për shkak të “përmbajtjes eksplicite seksuale”.

No comments:

Post a Comment