Friday, July 18, 2014

Noizy i thotë Ledrit: Me nusen tënde ka fjetur krejt Saranda (VIDEO)

Rap-artisti nga Shqipëria, Noizy nuk e ka ndërmend të ndalet. Duket se ai nuk i ka harruar ende inatet dhe konfliktin e tij me reperet nga Kosova, Getoar Selmi dhe Ledri Vula. Noizy, mbrëmë (17.07.2014) gjatë një koncerti në një nga clubet verore, buzë detit në Sarandë, ka përformuar këngën “Na jena Otr”, që e kishte lansuar dy vite me parë si diss për labelin BabaStars, pjesë e të cilit atëkohë ishte edhe Ledri. Kjo performacë u bë tani kur Ledri Vula i është rikthyer skenës muzikore dhe vetëm pak kohë pas publikimit të këngës së re me Dafina Zeqirin, “Got ur Back”, dhe nga ana tjetër, pikërisht vetëm një natë pasi lideri i BabaStars, Getar Selimi në bashkëpunim me “zogun”,Altuna Sejdiu-Tuna, kanë publikuar “bombën” e kësaj vere “MMV”. Në dissin “Na jena Otr”, Noizy dallohet me një repturë të ashpër, me fyerje të rënda, e sidomos ndaj Ledrit që edhe atë kohë ishte në lidhje Dafinën. Ndërsa në përformancën e tij në Sarandë, tash kur kanë kaluar dy vite nga konflikti me Ledrin dhe Babastars, Noizy ka bërë një ndryshim të vogël në refrenin e këngës. “Nusen tënde ta ka ** krejt Saranda, a po t’dhem tash o Ledri Gaga”, është vetëm një prej vargjeve të repturës së Noizyt, e cila ka “nxehë” edhe më shumë atmosferën në këtë club dhe vet artistin gjatë përformimit. Ndryshe, dy vite më parë Noizy dhe Babastars ishin të përfshirë në një rrahje në aeroportin e Zurichut nga ku më pas nga beteja me grushte arena u zhvendos në anën profesionale duke i nxjerrë diss-a njëri-tjetrit. “Na jena Otr” është një nga disset më të dëgjuar dhe më të përfolur në hip-hop muzikën Shqiptare. Ky konflikt ishte edhe një nga arsyejet të cilat detyruan reperin Ledri Vula ta braktis grupin Skillz dhe labelin Babastars, dhe të pauzoj për gati dy vite nga muzika. Nga ana tjetër Noizy sonte do të performojë në një nga klubet e Prishtinës, dhe mbetet të shihet nëse dhe nga qendra e Kosovës do të ju dërgoj një tjetër “selam” Getit dhe Ledrit. /GazetaPlus.net

No comments:

Post a Comment