Friday, July 18, 2014

Tuna harxhon 45 mijë euro për klipin e fundit (Video)

Më shumë sukses se vetë kënga duket se sukses të vërtetë do të kenë thashethemet për realizimin e klipit nga këngëtarja Altuna Sejdiu, që këtë verë ka zgjedhur të vijë në një bashkëpunim me Getoar Selimin. Sipas faqes së Anabel, thuhet se Tuna për këtë klip ka harxhuar plot 45 mijë euro. Me këtë shifër këngëtarja bëhet e para artiste që thyen një rekord të tillë në Shqipëri, po të kemi parasysh se shifrat më të larta që kemi dëgjuar kanë qenë deri në 10 mijë euro. Klipi është realizuar në Turqi, ndërsa për lukun e Tunës është kujdesur parukierja e këngëtarit Prince, Sharon Boadie. Për veshjet e Tunës edhe këtë herë është kujdesur stilisti i njohur Niko Komani. Teksa Tuna kishte paralajmëruar bum për këtë këngë, duket se bumi i vërtetë ka qenë shifra e harxhuar. Urojmë që puna e shtuar me koncertet e verës, të mund t’ia justifikojë këtë shumë Tunës. Edhe pse duhet thënë se në rrjete sociale kanë qenë jo të pakta komentet zhgënjyese për këngën që titullohet “MMV”. Vetë këngëtarja në rrrjetin social Facebook ka shkruar se nuk ka asnjë konkurrent në muzikë. “Per kolegë/e respekt, konkurente nuk kom, ndoshta pse jom e shpejt e m’ngjiten si mizat n’xham!”, ka shkruar Tuna.

No comments:

Post a Comment